top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT TRENI NË ÇEKI: 4 TË VDEKUR DHE DHJETËRA TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 6, 2024
  • 1 min read
ree

Pragë, Çeki | Numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit që ndodhi mbrëmë në Republikën Çeke është së paku katër, kjo është bërë e ditur nga ekipet e shpëtimit.

 

Raportohet për dhjetëra të plagosur.

 

Kompania private hekurudhore çeke Regiojet njoftoi se një nga trenat e saj ekspres që nisej nga Praga me mbi 300 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash në Pardubice, rreth 100 km në lindje të kryeqytetit çek.

 

Treni i pasagjerëve ishte nisur për në qytetin ukrainas të Çopit (Chop), në kufirin me Sllovakinë.

 

Sipas televizionit çek, aksidenti ka ndodhur para orës 22:00.

 

Pamjet e transmetuara në televizionin çek tregojnë një vagon treni ekspres doli nga shinat ndërsa pasagjerët po hipnin në autobusë pranë stacionit Pardubice.

 

Zëdhënësja e brigadës lokale të zjarrfikëses Vendula Horakova tha për TV çek se treni i mallrave po transportonte karabit kalciumi.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page