AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “POGRADEC-QAFË THANË” | ALFONS BLETA MBETI I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Alfons Bleta, me moshë 34 vjeç, banues në zonën e Pogradecit.
Njoftim | Pogradec/Informacion paraprak.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftim e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments