AGJENCIA KANADEZE E LAJMEVE ROJTËRS (REUTERS): SHBA-ës RANË DAKORD TË LIROJNË ASETET IRANIANE NË KATAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja”.
Kështu tha një burim i lartë iranian për agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) duke e mirëpritur këtë veprim si një shenjë serioziteti në arritjen e një marrëveshjeje me Uashingtonin në bisedimet e Islamabadit.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar botërisht për çështjen e lirimit të aseteve.
Burimi tha se lirimi është i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, çështja e cila pritet të jetë pikë kyçe në bisedime.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments