AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE PEZULLOI NGA DETYRA PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT NË KOMISARIATIN E PEQINIT: SHKËLZEN XHEMATA; SEFER DUSHKU; ARBEN KOSENI; ARANIT KONI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 12, 2024
- 2 min read
Elbasan, Shqipëri | Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) pezulloi nga ushtrimi i detyrës dhe shërbimeve publike katër (4) punonjës të Komisariatit të Policisë së Shtetit në Peqin.
Ata janë:
1- Z. Sefer Dushku.
2- Z. Arben Koseni.
3- Z. Aranit Koni.
4- Z. Shkëlzen Xhemata.
Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, sepse, dyshohen sa lejuan një individ që të kultivonte hashash në banesë.
Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.
Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.
Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
댓글