top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E LAJMEVE “BLOOMBERG”: PRESIDENTI I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) THA SE RAKETAT PATRIOT PËR UKRAINËN TASHMË JANË DËRGUAR NGA GJERMANIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 16
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Raketat Patriot për Ukrainën janë dërguar tashmë nga Gjermania”.


Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), bëri këtë deklaratë, sipas agjencisë së lajmeve “Bloomberg”.


Presidenti Tramp (Trump) më pas tha se nuk ka folur me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që kur njoftoi tarifa dytësore ndaj Moskës nëse nuk ka një marrëveshje për luftën brenda 50 ditëve.


Shpërthime dhe lëndime u raportuan në disa qytete ukrainase sonte, me autoritetet ushtarake në Kiev që lëshuan disa paralajmërime se valë dronësh rusë po synojnë kryeqytetin dhe rajone të tjera të vendit.


Mediat lokale e raportuan këtë.


Forcat Ajrore Ukrainase paralajmëruan gjithashtu për kërcënimin e raketave balistike.


Qyteti verilindor i Kharkiv-it në veçanti u vu nën zjarr të fortë armik, me të paktën 17 shpërthime.


Të paktën tre persona u plagosën, sipas autoriteteve vendore. Qyteti i Krivyi Rih në rajonin e Dnipropetrovsk-ut u shënjestrua gjithashtu nga një sulm masiv me dron.


Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi gjithashtu një alarm për sulm ajror në rajonet ukrainase të Vinnitsa dhe Rovno.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page