AEROPORTI NDËRKOMBËTAR “ADEM JASHARI”; PRISHTINË | EGZON METANI U ARRESTUA; NJË VEPËR PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Egzon Metani, me moshë 33 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i cili kishte marrë me qira një automjet të tipit “Skoda” (21.11.2025) dhe nuk e kishte kthyer te shoqëria tregtare “Rent-a-car MOMO”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Keqpërdorim i besimit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments