top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AEROPLANËT E FSHEHTË AMERIKANË “B-2” JANË GATI PËR TË MBËRRITUR NË BAZAT BRITANIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Mar 6
1 min read

Uashington, Amerikë | Bombarduesit amerikanë të fshehtë “B-2” mund të ulen në bazat ushtarake britanike brenda ditësh për të marrë pjesë në një fazë të re sulmesh kundër Iranit.


Objektet e Mbretërisë së Bashkuar në Diego Garsia (Garcia) në Oqeanin Indian dhe “RAF Fairford” në Glukestërshaiër (Gloucestershire) po përgatiten për mbërritjen e avionëve amerikanë që këtë javë - raportoi enti mediatik britanik “The Telegraph”.


Ky veprim vjen ndërsa Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër për Teheranin, duke premtuar një valë të re sulmesh edhe më shkatërruese.


“Ne as nuk kemi filluar t'i godasim fort. Vala e madhe nuk ka mbërritur ende. Vala e madhe po vjen së shpejti”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Qeveria britanike fillimisht e hodhi poshtë kërkesën e ShBA-ës për të përdorur bazat e “RAF”-it për të kryer operacione kundër Iranit, duke përmendur shqetësime të së drejtës ndërkombëtare.


Megjithatë, të dielën në mbrëmje, kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) e ndryshoi vendimin e tij, duke i dhënë ShBA-ës mundësinë për të përdorur bazat për misione të përcaktuara si specifike dhe të kufizuara në qëllime mbrojtëse.


Vendosja e mundshme e bombarduesve “B-2” në bazat britanike do të shënonte një hap të mëtejshëm drejt përshkallëzimit ushtarak në rajon, ndërsa shqetësimet ndërkombëtare rriten për një zgjerim të mundshëm të konfliktit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page