ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PËR TË PASURIT: KARTA ARI DHE VIZA ME PAGESË; 100 MIJË $ PAGESË PËR VIZAT PËR PUNËTORË TË KUALIFIKUAR DHE ME AFTËSI TË JASHTËZAKONSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 3 min read

Uashington, Amerikë | Një kartë ari prej një milion dollarësh dhe një tarifë vize prej 100 mijë dollarësh për punëtorët me aftësi të larta, e përdorur kryesisht nga Sillikën Vëllei (Silicon Valley).
Me një goditje të re në emër të lëvizjes “Amerika e Para”, Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) po riformëson sistemin e imigracionit në ShBA-ës, i cili, po bëhet gjithnjë e më shumë një vend për të pasurit.
“Masat e reja, sipas administratës Tramp (Trump), synojnë të sigurojnë që ata që mbërrijnë në vend të jenë vërtet të talentuar.
Ose personi është shumë i vlefshëm për kompaninë dhe Amerikën, ose do të largohet.
Mjaft me absurditetin e lejimit të hyrjes me viza që u dhanë falas”, tha Sekretari i Tregtisë Hauard Latnik (Howard Lutnick), duke parashikuar deri në 100 miliardë dollarë të ardhura të reja për qeverinë amerikane.
Taksa prej 100 mijë dollarësh mbi vizat H-1B - që do të paguhet çdo vit - u krijua për të çmontuar një sistem të synuar prej kohësh nga presidenti, i cili, ai pretendonte se përdorej për të parandaluar punësimin e punëtorëve amerikanë duke sjellë personel me kosto të ulët nga jashtë.
Aktualisht, regjistrimi për lotarinë e vizave H-1B kushton 215 dollarë, me një shtesë prej 780 dollarësh për kompanitë që sponsorizojnë aplikantin.
Vitin e kaluar, u miratuan 400 mijë aplikime për viza H-1B, ku India ishte përfituesja më e madhe.
Prandaj, masat e ashpra rrezikojnë të përkeqësojnë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Uashingtonit dhe Dehlit të Ri pas tarifave masive të Presidentit Tramp (Trump) mbi blerjet e naftës ruse.
Vizat për punëtorët me aftësi të larta e kanë përçarë administratën që nga fillimi.
Shumë - përfshirë Presidentin Tramp (Trump), Sekretarin Latnik (Lutnick) dhe aleaten e presidentit Lorë Lumër (Laura Loomer) - donin një masa drastike, ndërsa të tjerë i kanë mbrojtur me vendosmëri ato si thelbësore për suksesin teknologjik të Amerikës.
Miliardieri Illn Mask (Elon Musk) ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tyre, por largimi i tij e dobësoi mbështetjen e tij, duke hapur rrugën për taksën e re.
Amazon është gjigandi që mbështetet më shumë në vizat H-1B.
Në fund të muajit qershor, kishte 10 mijë punëtorë që i përdornin ato. Meta dhe Microsoft kanë mbi 5 mijë, ndërsa Google dhe Apple kanë më shumë se 4 mijë.
Presidenti Tramp (Trump) ka nisur edhe programe të tjera të kushtueshme për ata që dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti ka nisur një kartë ari prej 1 milion dollarësh (tarifa rritet në 2 milion dollarë nëse sponsorizohet nga një kompani) për viza të përshpejtuara.
Standardi është karta jeshile, dhe të njëjtat kategori do të përdoren për të përcaktuar nëse një person ka aftësi të jashtëzakonshme.
Administrata po vlerëson gjithashtu një kartë platini prej 5 milion dollarësh, e cila, do t'u lejojë aplikantëve të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për 270 ditë në vit pa u nënshtruar taksave mbi të ardhurat jo-amerikane.
Masa e ashpër ndaj vizave presidenciale mund të bëhet objekt i një beteje të re ligjore, veçanërisht pasi çmimet e vizave përcaktohen nga Kongresi.
Kjo hap një mosmarrëveshje të re të mundshme për Presidentin Tramp (Trump), e cila, si shumë prej atyre të iniciuara tashmë nga presidenti, rrezikon të arrijë në Gjykatën Supreme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments