ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) DEKLAROI SE MBRËMË U SHËNUA VALA MË E MADHE E BOMBARDIMEVE AMERIKANE E KRYER NDONJËHERË NË IRAN.

Mar 7
1 min read

Uashington, Amerikë | “Një zyrtar i lartë i administratës Tramp (Trump) tha se mbrëmë u shënua fushata më e madhe e bombardimeve amerikane e kryer ndonjëherë në Iran”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Sky News”.
“Ne do t'u shkaktojmë dëmin më të madh lëshuesve të raketave iraniane, fabrikave që ndërtojnë raketat. Dhe në thelb po i degradojmë ato. Dhe, e dini, fushata jonë ka qenë dërrmuese”, tha Sekretari amerikan i Thesarit Skot (Scott) Bessent - për entin mediatik amerikan të lajmeve financiare Faks Biznis (Fox Business).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments