ADMINISTRATA E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SYNON TË HEDHË POSHTË VENDIMIN HISTORIK TË VITIT 2009 MBI GAZRAT SERË | SIPAS AGJENCISË SË MJEDISIT GAZRAT E AUTOMJETEVE NUK PËRBËJNË RREZIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 30
- 1 min read
Updated: Aug 10

Uashington, Amerikë | Administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ka propozuar shfuqizimin e një vendimi historik të vitit 2009, sipas të cilit, gazrat serë përbëjnë kërcënim për publikun.
Mediat amerikane e raportuan këtë lajm.
Atë vit, Presidenti i atëhershëm Barak (Barack) Obama vendosi dy parime kryesore.
Së pari, se, gazrat serrë, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin, rrezikonin shëndetin dhe mirëqenien publike.
Së dyti, se, emetimet e automjeteve kontribuan në këtë rrezik.
Tani, EPA (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) e udhëhequr nga z. Li (Lee) Zeldin, po kërkon të përmbysë këto parime dhe në vend të kësaj të përcaktojë se nuk ka informacion të mjaftueshëm të besueshëm për të mbështetur konstatimin se emetimet e gazrave serrë nga automjetet dhe motorët e rinj në Shtetet e Bashkuara shkaktojnë ose kontribuojnë në rrezikimin e shëndetit dhe mirëqenies publike në formën e ndryshimeve globale klimatike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments