top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ROZAFA”; MITROVICË | DAIM QUBRELI VDIQ NË SPITAL; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 2
  • 1 min read
Njoftimi mortor për z. Daim Qubreli.
Njoftimi mortor për z. Daim Qubreli.

Rruga “Rozafa”, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Daim Qubreli, me moshë 48 vjeç, u gjet i plagosur poshtë banesës (dyshohet si pasojë e një rënieje nga ballkoni).


Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku, vdiq.

 

Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes së tij.


Në lidhje me rastin po hetohet penalisht paraprakisht për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.

4- Vdekje nga shkaqe natyrale.


Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:

1- Vdekje e dyshuar”.

Z. Daim Qubreli.
Z. Daim Qubreli.
Z. Daim Qubreli.
Z. Daim Qubreli.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page