top of page
E BARDHË SHIRIT.png

4 PROFESORË AMERIKANË U SULMUAN ME THIKË NË KINË NGA CUI DAPENG | MINISTRIA E JASHTME KINEZE E KONSIDEROI RAST TË IZOLUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2024
  • 2 min read
ree

Pekin, Kinë | Ministria e Jashtme kineze ka zyrtarizuar therjen me thikë të katër profesorëve amerikanë të kolegjit në një incident të ndodhur të hënën në parkun Beishan në qytetin Jilin, në provincën verilindore me të njëjtin emër.

 

Policia lokale - tha zëdhënësi Lin Jian në konferencën e përditshme - beson se ishte një rast i izoluar, i cili nuk do të ndërpresë shkëmbimet normale me Shtetet e Bashkuara.

 

Katër burrat e plagosur, instruktorë në Kolegjin Kornell (Cornell) në Aioua (Iowa), ishin në Kinë si pjesë e një shkëmbimi me Universitetin Beihua.

 

“Ishte një incident i izoluar”, shtoi z. Lin, duke premtuar se Pekini do të punojë për të mbrojtur sigurinë e të huajve në vend.

 

Policia beson se ishte një rast i izoluar, hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar”, vazhdoi zëdhënësi.

 

“Episodi nuk do të ndikojë në zhvillimin normal të shkëmbimeve ndërpersonale mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai më tej.

 

Sipas policisë në rrethin Chuanying, në Jilin, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11.40 (5.40 në Itali): “Pesë persona u plagosën (përfshirë katër mësuesit, red.) në nivele të ndryshme, ata janë tani po trajtohen në spital dhe jeta e tyre nuk është më në rrezik”.

 

Shkaqet e sulmit ende nuk janë sqaruar ndërsa policia ka nxjerrë identikitin e atij që besohet të jetë i dyshuari kryesor që u largua dhe është ende në kërkim policor.

 

Dorasi quhet Cui Dapeng, regjistrimi i të cilit u identifikua në lagjen Longtan, në Jilin.

 

Episodi përfundoi nën censurën e Firewall-it të Madh në rrjetet sociale, ku u postuan disa video të njerëzve në tokë, të mbuluar me gjak dhe të rrethuar nga oficerë.

 

Në Weibo (Mandarin X), një hashtag i lidhur u hoq jashtë linje në përputhje me ligjet përkatëse.

 

Situata u zgjidh me konfirmimin se të plagosurit nuk ishin në rrezik për jetën.

 

Z. Hu Shixhin (Xijin), ish-drejtor i tabloidit Global Times, ku ai tani është komentues, foli gjithashtu për këtë çështje.

 

Para së gjithash, unë e dënoj këtë sulm dhe dua të them: pavarësisht nga motivi i sulmuesit, ky incident është një rast i izoluar në kontekstin më të gjerë të shoqërisë kineze”, shkroi z. Hu.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page