top of page
E BARDHË SHIRIT.png

3 JANAR 1496: LEONARDO DA VINÇI KREU NJË PROVË TË PASUKSESSHME TË NJË MAKINERIE FLUTURUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 3, 2024
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | 3 janar 1496: Leonardo da Vinçi kreu një provë të pasuksesshme të një makinerie fluturuese, me gjasë një ornitopter nga ditarët e tij, që imitonte krahët e shpendëve.

Leonardua kishte një magjepsje prej kohësh me fluturimin, dhe kaloi kohë të konsiderueshme duke studiuar anatominë dhe fluturimin e zogjve.

Ai besonte se njerëzit gjithashtu mund të fluturonin nëse kishin makineritë e duhura.

Pavarësisht dështimit të testit për arsye të panjohura, për ne, qasja inovative dhe skicat e detajuara të Leonardos kanë frymëzuar breza.

Kontributet e tij në konceptin e fluturimit njerëzor, pasqyrojnë një përzierje të artit, shkencës, dhe inxhinierisë, që ishte shumë përpara kohës së tij.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page