29 TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET NË VERI TË INDISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 8, 2024
- 1 min read
Telangana, Indi | Të paktën 29 veta kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin verior të Indisë, Telangana.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve PTI, e cila citon një zyrtar të lartë indian.
Sekretari i Shtetit Santhi Kumari tha se 29 nga 33 distriktet e shtetit u goditën rëndë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura midis 31 gushtit dhe 3 shtatorit 2024.
Tashmë pushteti vendor ka akorduar burime për secilin prej rretheve të prekur nga përmbytjet.
Vlerësohet se dëmet arrijnë në 5438 milionë rupi (mbi 93 mijë euro).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments