ZYRTARE: KOSOVA PRANOI TË MARRË EMIGRANTËVE NGA VENDET E TJERA TË DËBUAR NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 3 min read
Updated: 4 days ago

Uashington, Amerikë | “Vendi evropian i Kosovës ka rënë dakord me një kërkesë të administratës Tramp (Trump) për të lejuar ShBA-ës të deportojë një grup të vogël emigrantësh në kombin ballkanik pa dalje në det, të cilët, nuk janë nga atje”, thanë zyrtarë amerikanë dhe kosovarë për transmetuesin televizv “CBS News”.
Zyrtarët në Kosovë, vendi më i ri i Evropës, ranë dakord të strehojnë 50 të dëbuar nga vende të tjera, marrëveshja e fundit në një përpjekje më të gjerë dhe agresive nga administrata Tramp për të bindur vendet anembanë botës të pranojnë migrantë që nuk janë shtetas të tyre.
Në një deklaratë për “CBS News”, ambasada e Republikës së Kosovës në ShBA-ës konfirmoi marrëveshjen e deportimit.
“Në përgjigje të kërkesës nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me pritjen dhe zhvendosjen e shtetasve të vendeve të treta, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në adresimin e kësaj çështjeje sipas kushteve të përcaktuara”, tha ambasada.
Ambasada e Kosovës tha se marrëveshja do të lejonte që 50 të dëbuar nga vende të tjera të “zhvendoseshin përkohësisht” në Kosovë, ndërsa zyrtarët atje punojnë për të lehtësuar “kthimin e tyre të sigurt në vendin e tyre të origjinës”.
Është e paqartë se kush saktësisht mund të dërgohet nga ShBA-ës në Kosovë ose nga cilat vende do të ishin ata.
Zakonisht, ShBA-ës përdorin marrëveshje deportimi me vendet e treta për të deportuar migrantët, vendet e të cilëve nuk i pranojnë mbrapsht, në disa raste për shkak të marrëdhënieve të tendosura diplomatike.
Ambasada e Kosovës tha se qeveria në Prishtina do të kërkojë mundësinë për të zgjedhur individë nga një grup i propozuar, me kusht që ata të plotësojnë kritere specifike që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik.
Në një deklaratë për “CBS News”, Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “Ne mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Tramp”.
“Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, shtoi Departamenti i Shtetit.
Më parë pjesë e Jugosllavisë, Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.
Vendi njihet nga më shumë se 100 vende, përfshirë ShBA-ës.
Por vende të tjera nuk e njohin pavarësinë e saj, përfshirë Serbinë, e cila, e konsideron Kosovën një nga rajonet e saj.
Kosova i konsideron ShBA-ës një nga aleatët e saj më të fortë në skenën ndërkombëtare.
Pas tërheqjes kaotike ushtarake amerikane nga Afganistani në verën e vitit 2021, Kosova pranoi të strehonte të evakuuarit afganë që kishin nevojë për verifikim shtesë.
Që kur Presidenti Tramp (Trump) filloi mandatin e tij të dytë dhe nisi një goditje të gjerë kundër imigracionit të paligjshëm, qeveria amerikane u është drejtuar vendeve në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe pjesë të tjera të botës, duke kërkuar marrëveshje për deportim.
Administrata e dytë Tramp ka deportuar tashmë disa qindra emigrantë aziatikë dhe afrikanë në Kosta Rika dhe Panama.
Ajo dërgoi më shumë se 200 venezuelianë të akuzuar për lidhje me bandat në El Salvador, ku u burgosën në një mega-burg famëkeq.
Është përpjekur të deportojë emigrantë në Libinë dhe Sudanin e Jugut të shkatërruar nga dhuna, megjithëse këto përpjekje janë penguar nga gjykatat amerikane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments