
Romë, Itali | “Kushtet e Papës mbeten kritike: që nga mbrëmja e djeshme nuk ka paraqitur asnjë krizë të mëtejshme respiratore dhe i është nënshtruar dy njësive të rruazave të kuqe të përqendruara me përfitim dhe me rritje të vlerës së hemoglobinës.
Trombocitopenia mbeti e qëndrueshme; megjithatë, disa analiza gjaku tregojnë një insuficiencë renale fillestare, të lehtë, aktualisht nën kontroll.
Vazhdon terapia me oksigjen me fluks të lartë përmes kanulave të hundës”, thuhet në buletinin mjekësor të lëshuar të dielën në mbrëmje nga zyra e shtypit e Vatikanit, ku saktësohet se Papa Françesku vazhdon të jetë vigjilent dhe i orientuar mirë dhe se në mëngjes, në apartamentin në katin e dhjetë të Poliklinikës Xhemeli (Gemelli), ai mori pjesë në meshën e shenjtë.
Prognoza mbetet e rezervuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments