top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZYRA E PROKURORIT TË NJU MEKSIKOS KËRKON RIHAPJEN E ÇËSHTJES PENALE KUNDËR AKTORIT TË HOLLIUDIT ALLEK BOLLDUIN (ALEC BALDWIN) DHE RINGRITJEN E AKUZËS PËR VRASJE NGA PAKUJDESIA KUNDËR AKTORIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Nju Meksiko, Amerikë | Prokurori i Nju Meksikos, Kari Morrissey, i ka kërkuar një gjyqtari që të rishqyrtojë vendimin e tij për të mos e ndjekur penalisht aktorin Alek Bollduin (Alec Baldwin) për vdekjen e ndodhur në xhirimet e filmit Rust që i mori jetën kineastes Halyna Hutchins.

 

Prokurori Morrissey i kërkoi gjykatëses Mary Marlowe Sommer të ringrinte akuzën për vrasje nga pakujdesia kundër aktorit.

 

Sipas prokurorit Morrissey, nuk kishte fakte të mjaftueshme pas vendimit që rrëzoi aktakuzën e ngritur kundër aktorit Bollduin (Baldwin) korrikun e kaluar.

 

Prokurori kundërshtoi vlerësimin se aktorit i ishin shkelur të drejtat për një proces të drejtë.

 

Gjyqtari Marlowe Sommer e kishte mbyllur çështjen në mes të gjyqit, duke pretenduar se policia dhe prokurorët kishin fshehur provat përkatëse nga mbrojtësit e aktorit Bollduin (Baldwin).

 

Aktoiri Bollduin (Baldwin), ylli dhe producenti i Rust, i kishte drejtuar armën znj. Halyna Hutchins në muajin tetor të vitit 2021 gjatë provave për një skenë filmi.

 

Një e shtënë vrau gruan dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

 

Aktori Bollduin (Baldwin) pretendon se ka aktivizuar çekiçin e armës (por jo se ka shtypur këmbëzën) kur është qëlluar gjuajtja vdekjeprurëse.

 

Prova që çoi në mbylljen e çështjes në muajin korrik ishte një kuti municionesh e sjellë në vëmendjen e hetuesve në muajin mars nga një person i cili tha se ato mund të ishin të rëndësishme për të kuptuar dinamikën e të shtënave në shesh.

 

Prokuroria e kishte konsideruar të parëndësishme përmbajtjen e kutisë.

 

Mbrojtësit e aktorit Bolldin (Baldwin) të cilët kërkuan me sukses mbylljen e çështjes, kishin një mendim tjetër pasi mësuan për ekzistencën e kutisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page