ZYRA E PROKURORIT RUS NDALOI VEPRIMTARINË E BRITISH COUNCIL | SHËRBIMI FEDERAL I SIGURISË I FEDERATËS RUSE (FBS): ËSHTË I PËRFSHIRË NË OPERACIONET E SHËRBIMEVE SPECIALE BRITANIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm rus i ka shpallur aktivitetet e Këshillit Britanik të padëshirueshme në vend.
Lajmin e raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Rus ka vendosur të shpallë aktivitetet e organizatës ndërkombëtare British Council si të padëshirueshme në Federatën Ruse”, tha enti mediatik.
“Organizata kulturore britanike, e pranishme në 110 vende të botës, është e përfshirë në operacionet e shërbimeve speciale britanike kundër vendeve sovrane”, akuzoi Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB), i cili, u rekomandon partnerëve në vendet mike të Rusisë të kufizojnë operacionet e saj, shkroi agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments