Bernë, Konfederata e Zvicrës | Zvicra do të përfaqësojë interesat diplomatike të Ekuadorit në Meksikë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar sot.
Këtë e bën të ditur Ministria e Jashtme e Ekuadorit në profilin e saj rrjetin social virtual Iks (X).
Dokumenti u nënshkrua nga ambasadorja e Ekuadorit në Bernë, Veronika (Veronica) Bustamante dhe ministri i Jashtëm zviceran, Injacio Kasis (Ignazio Cassis).
Sipas marrëveshjes, Zvicra do të mbrojë interesat diplomatike të Ekuadorit në Meksikë, bazuar në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Për më tepër, ajo do të mbajë shërbimet konsullore për qytetarët ekuadorianë në territorin meksikan.
Zvicra tashmë përfaqëson interesat e Meksikës në Ekuador, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar më 15 qershor 2024.
Në muajt e fundit, Meksiko Siti (Mexico City) kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pasi qeveria e presidentit Daniel Noboa urdhëroi policinë të sulmonte ambasadën meksikane për të arrestuar ish-zëvendëspresidentin Jorge Glas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments