top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ZVICËR: LËVIZJE NGA PARLAMENTI PËR NDALIMIN E HEZBOLLAHUT | PARLAMENTI I ZVICRËS NEUTRALE THEKSON SE HEZBOLLAHU ËSHTË NJË KËRCËNIM PËR SIGURINË NDËRKOMBËTARE.

Bernë, Konfederata e Zvicrës | Parlamenti i Zvicrës votoi sot për ndalimin e Hezbollahut, në një lëvizje të rrallë nga vendi neutral, i cili, tradicionalisht ka ndjekur një politikë të promovimit të dialogut dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar.

 

Mbështetësit e ndalimit, i cili, u miratua nga dhoma e ulët pasi u miratua nga dhoma e sipërme javën e kaluar, thonë se Hezbollahu përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare dhe se Zvicra duhet ta ndalojë atë për të marrë një qëndrim kundër terrorizmit.

 

Qeveria zvicerane e kundërshtoi ndalimin.

 

Nëse Zvicra tani vazhdon të ndalojë organizata të ngjashme me ligje të veçanta, ne duhet të pyesim veten se ku dhe si janë tërhequr kufijtë”, tha ministri i Drejtësisë Beat Jans, gjatë një debati në parlament.

 

Ndalimi i organizatës së armatosur libaneze u miratua në dhomën e ulët me 126 vota pro, 20 kundër dhe 41 abstenime.

 

Komiteti i politikave të sigurisë që propozoi ndalimin argumentoi se roli ndërmjetësues i Zvicrës do të mbetet i paprekur falë një dispozite të veçantë për bisedimet e paqes dhe ndihmën humanitare.

 

Javën e kaluar parlamenti zviceran e shpalli të jashtëligjshëm Hamasin për sulmet terroriste të 7 tetorit 2023 në Izrael.

 

Zvicra më parë ka ndaluar vetëm Al Kaedën dhe Shtetin Islamik, të cilat, janë në listën e organizatave terroriste të Kombeve të Bashkuara.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page