
Uashington, Amerikë | Kryeministri irlandez Majkll (Micheál) Martin filloi axhendën e tij zyrtare në Uashington, Shtetet e Bashkuara, me një mëngjes së bashku me zv/presidentin e ShBA-ës JD Vens (Vance) në Observatorin Detar.
Në një atmosferë të relaksuar, takimi u shënua nga një demonstrim i pazakontë i diplomacisë së çorapeve nga zv/presidenti Vens (Vance), i cili, tregoi një palë me një stampë tërfili, një simbol i kulturës irlandeze.
Gjatë bisedës, ai kujtoi se si e kishte mësuar këtë praktikë në kohën kur ishte senator, duke përmendur se madje u bënte dhurata kolegëve çorape me temë.
Duke zbuluar aksesorin e tij të ditës, ai bëri shaka: “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) është një adhurues i madh i veshjes konservatore, kështu që nëse i vë re këto çorape, do të duhet të më mbroni mua. Kjo është pjesë e forcimit të marrëdhënieve irlandeze-amerikane”.
Kryeministri Martin, i cili, ishte mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen amerikane, iu bashkua shakasë duke thënë se do t'i duhej të rimendonte stilin e tij konservator pasi të shihte çorapet e mikpritësit të tij.
Takimi u zhvillua mes festimeve për Ditën e Shën Patrikut, një datë e rëndësishme për Irlandën.
Me këtë rast, zv.presidenti JD Vens (Vance) kishte veshur edhe një kravatë jeshile, ngjyra që përfaqëson Irlandën, dhe një karficë peme - ironike, sepse, këtë të mërkurë (12/3), administrata tramp (Trump) revokoi disa rregulla klimatike në vend.
Përveç tonit të lehtë të takimit me zv/presidentin Vens (Vance), vizita e kryeministrit Martin në Uashington përfshinte angazhime më me peshë diplomatike, si takimi me vetë presidentin Tramp (Trump) në Zyrën Ovale.
Gjatë takimit, republikani, siç pritej nga nënpresidenti, vuri re çorapët me model dhe u shpërqendrua prej tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Kommentare