ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës JD VENS (VANCE): LUFTA NË UKRAINË NUK DO TË MBAROJË SË SHPEJTI | RUSIA DHE UKRAINA JANË ATO QË DUHET TË ARRIJNË NJË MARRËVESHJE DHE T'I JAPIN FUND KONFLIKTIT BRUTAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 2
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Zv/presidenti i ShBA-së JD Vens (Vance), në një intervistë me transmetuesin televiziv Faks (Fox), tha se ishte i bindur se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të përfundojë së shpejti.
Zv/presidenti Vens (Vance) vuri në dukje se administrata amerikane aktualisht po përballet me çështjen se si t'i ndihmojë Rusinë dhe Ukrainën të gjejnë një kompromis për t'i dhënë fund luftës.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se janë Rusia dhe Ukraina ato që duhet të arrijnë një marrëveshje dhe t'i japin fund këtij konflikti brutal.
“Po, sigurisht - pranoi ai - ukrainasit janë të indinjuar që janë pushtuar. Por a do të vazhdojmë të humbasim mijëra e mijëra ushtarë për disa kilometra territor, në një mënyrë apo në një tjetër”?
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments