top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/PRESIDENTI AMERIKAN VENS (VANCE): TRUPA AMERIKANE NË UKRAINË NËSE PUTINI NUK NEGOCION ME MIRËBESIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14
  • 1 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | SHBA-të do të godasin Moskën me sanksione dhe veprime potenciale ushtarake nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit”, tha zëvendëspresidenti amerikan Xhi. Dei. Vens (J.D. Vance) për gazetën The Wall Street Journal.

 

Zv/presidenti Vens (Vance) tha se opsioni i dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë nëse Moska nuk negocion me mirëbesim mbetet në tryezë.

 

Ukraina duhet të ketë pavarësi sovrane”, shtoi ai.

 

WSJ komenton se zv/presidenti Vens (Vance) përdori një ton shumë më të ashpër sesa sekretari i Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth), i cili, kishte sugjeruar se SHBA nuk do të angazhonte forca.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page