Seul, Kore e Jugut | Koreja e Jugut i kërkoi Rusisë të përfundojë menjëherë bashkëpunimin e saj ushtarak me Phenianin dhe të veprojë me përgjegjësi pasi Federata Ruse nënshkroi një traktat të ri me Korenë e Veriut për ndihmën e ndërsjellë ushtarake, sipas të cilit, njëra palë duhet t'i japë palës tjetër të gjitha mjetet në dispozicion dhe pa vonesë në rast të gjendjes së luftës.
Zëvendësministri i Parë i Jashtëm Kim Hong-kyun i shpjegoi pozicionin e Seulit ambasadorit rus Georgi (Georgy) Zinoviev, të cilit i mbajti një protestë verbale kundër traktatit të nënshkruar të mërkurën në Phenian nga presidenti Vladimir Putin dhe diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments