ZV/MINISTRI I JASHTËM RUS ALEKSANDER GRUSHKO: RUSIA DHE NATO NUK KANË MË KANALE NDËRVEPRIMI | NUK KA ASNJË ÇËSHTJE PËR TË DISKUTUAR NË KËTË MOMENT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 24
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia dhe NATO nuk kanë më kanale ndërveprimi.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksander Grushko në një intervistë për transmetuesin “Rossija 24”.
“Jo, nuk ka kanale. Siç e dini, NATO ka marrë rrugën e reduktimit jo vetëm të bashkëpunimit praktik, por edhe të dialogut politik me ne”, raportoi z. Grushko, duke nënvizuar se nuk ka tema për të diskutuar në këtë moment.
Zëvendësministri i Jashtëm shtoi gjithashtu se anëtarët e NATO-s e dinë se ambasadori rus në Belgjikë Aleksander Tokovinin mund të luajë një rol ndërlidhës midis Rusisë dhe NATO-s dhe për këtë arsye në rast nevoje, ata e dinë se kujt t'i drejtohen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments