top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BELINDA BALLUKU BËRI TË DITUR SE NUK DO TË KETË MË FATURIM AFORFE TË ENERGJISË ELEKTRIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Zv/kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Belinda Balluku (e cila njëherësh është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë) bëri të ditur sot se nuk do të ketë më faturim aforfe të energjisë elektrike.

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) prej 6 muajsh po punon për hapjen e një projekti të rëndësishëm që  ka të bëjë me vendosjen e matësave inteligjentë që do të zgjidhin një problematikë të rëndësishme, pasi sipas saj, automatizimi dhe inovacioni janë të rëndësishëm.


Ajo u shpreh se nuk do të ketë më fatura aforfe dhe se leximi do të bëhet brenda muajit. I gjithë ky proces kërkon nga ana e OSHEE të ketë lexim të detajuar dhe nuk duhet të ekzistojë më aforfeja. Operatorët janë të përgatitur për këtë.


Jemi në proces për hapjen e thirrjes për plotësim të disa vendeve për pozicionin e lexuesit. Ka një urdhër të Administratorit të OSHEE-së që të ketë lexim dhe faturim brenda 30 ditëve apo 31 ditëve sipas muajit dhe jo më tepër”, tha zv/kryeministrja Balluku.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page