top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/KRYEMINISTRI RUS ALEKSI OVERÇUK (ALEXEI OVERCHUK) VAJTI NË PAKISTAN PËR TË FORCUAR LIDHJET DYPALËSHE NË SEKTORËT KYÇ DUKE PËRFSHIRË TREGTINË + INDUSTRINË + ENERGJINË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Islamabad, Pakistan | Zv/kryeministri rus Aleksi Overçuk (Alexei Overchuk) mbërriti pardje në Islamabad për një vizitë zyrtare dyditore, duke udhëhequr një delegacion të nivelit të lartë.

 

Ai zhvilloi bisedime me zv/kryeministrin pakistanez Ishak (Ishaq) Dar, i cili kryesoi delegacionin e Islamabadit.

 

Sipas një deklarate zyrtare, të dy palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe dialogun në sektorët kyç, duke përfshirë tregtinë, industrinë, energjinë, lidhjen, shkencën, teknologjinë dhe arsimin.

 

Të dy delegacionet shqyrtuan të gjithë fushën e marrëdhënieve dypalëshe dhe u angazhuan për vazhdimin e koordinimit në forume shumëpalëshe, si Kombet e Bashkuara dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

 

Vizita e zëvendëskryeministrit rus është në përputhje me vizionin e kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif dhe presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar lidhjet dypalëshe në një partneritet ekonomik reciprokisht të dobishëm”, vazhdoi deklarata.

 

Gjatë vizitës së tij, z. Overçuk do të takohet edhe me presidentin dhe kryeministri pakistanez.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page