top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/DREJTORI I POLICISË SË SHKODRËS ARDIT HASANBEGAJ SPIUNONTE TE PËLLUMB GJOKA TË DHËNA PENALE QË REFEROHESHIN NË POLICI NGA QYTETARË TË NDRYSHËM.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Shkodër, Shqipëri | Strukturat e korruptuara të Policisë së Shtetit në DVP Shkodër kanë dekonspiruar të dhënat vetjake të qytetarëve të ndryshëm që referonin në policinë e Shkodrës të dhëna penale rreth veprimtarisë së dyshuar kriminale të z. Pëllumb Gjoka.

 

Punonjës të korruptuar të Policisë së Shtetit spiunonin te z. Pëllumb Gjoka dhe te lidhjet e z. Behar Bajri se kush referonte të dhëna penale në DVP së Shkodrës.

 

“… është dikush që bëhet me një legen që më jep informacion mua, ta s’qaroj kur të takoj. Po ai legeni ngeli duke folë për ty, e ke parasysh të ka bërë padrino…”, i thotë z. Ardit Hasanbegaj z. Pëllumb Gjoka në një prej komunikimeve të tyre të koduara në platformën “Sky”.

 

Ai spiunonte te z. Gjoka se i ishin vënë disa numra në përgjim, të cilët mendohen se ishin në përdorim nga z. Ibrahim Lici dhe nga z. Muhamed Lici (dy vëllezër, që ishin piketuar për tu vrarë).

 

“… Ishalla të mbajë këtë numër ai motër q***, edhe mbarojmë punë. Ai tjetri që kemi çuar për përgjim e ka ai i vogli, është konfirmuar. Po flet rrallë, shumë rrallë …”, spiunon z. Ardit Hasanbegaj te z. Pëllumb Gjoka.

 

Më 20 musht 2020 z. Hasanbegaj spiunonte te z. Gjoka se kishte marrë në pyetje një fare Suad Lici nga Velipoja, pasi ai ishte paraqitur në polici për të depozituar një kallëzim penal.

 

Në atë kohë mësohet se z. Suad Lici i kishin vendosur një gjobë financiare dhe ai kishte bërë denoncim në polici, për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore.

 

“… Ore po një Suad Lici, ka në Velipojë? Suadin e kam pyetur…”, spiunonte te z. Gjoka zv/drejtori i DVP Shkodër Ardit Hasanbegaj.

 

Ndërsa z. Gjoka ia kthente “… jo në Velipojë…”.

 

Z. Hasanbegaj vijonte si më poshtë: “…Mos është kasap? A ka kështu thertore? Të kuptoj, të sqaroj unë..jo jo qënka një Lici tjetër, ngatëroj emër. Është dikush që bëhet me një legen, që më jep informacion mua. Të s’qaroj unë kur të takoj. Po ai legeni ngeli duke folë për ty. E ke parasysh, të ka bërë padrino. Por pashë që kishte komunikim me një mbiemër Lici dhe thashë ç’ne ky me këta…”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page