Athinë, Greqi | Autoritetet policore greke kanë arrestuar 13 veta që gjendeshin në skafin, nga i cili dyshohet se u lëshuan në orët e mbrëmjes të së premtes fishekzjarrët që shkaktuan zjarrin në rajonin e Bistit, të Hidrës.
13 të arrestuarit u dërguan në Autoritetin Portual të Saronikos dhe në orën 13:00 u transferuan në Prokurorinë e Pireut nga Shërbimi Zjarrfikës.
Siç tha ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, duke folur për OPEN, zjarri dogji treqind hektarë pyll.
Për rastin, autoriteti portual i Hidrës ka mbledhur të gjitha detajet e skafeve që ndodheshin në zonën detare të patrulluara nga një skaf i rojes bregdetare.
Prokurorët kanë kërkuar sekuestrimin e përkohshëm të skafit nga ku u lëshuan fishekzjarrët, duke shkaktuar zjarrin në një zonë të paarritshme të ishullit.
Kujtohet se skafi “Persephone” ka lundruar dje të shtunën në orën 16:35 në Marinën e Shën Kosmasit dhe pak kohë më pas ka ndodhur arrestimi i 13 shtetasve.
Dëshmia e kapitenit do të luajë një rol kyç: Madje dyshohet se ka një deklaratë të kapitenit të një skafi fqinj, i cili po ashtu lundronte në bregun jugperëndimor të ishullit dhe kishte parë fishekzjarrë duke u nisur nga një varkë në zonën ku shpërtheu zjarri.
Ai ka dhënë një deklaratë të detajuar pranë Zjarrfikësve, e cila pritet të luajë një rol kryesor në vazhdimin e rastit.
Vihet re se rreziku nga zjarri ditën e premte në zonë ka qenë me shenjën “4” , gjë që ka bërë të ndaluar çdo përdorim të zjarrit, sipas urdhrit të zjarrit 9, të vitit 2024.
Zjarri është vënë nën kontroll mesditën e së shtunës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments