top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZJARRET NË KODRAT E JERUSALEMIT: 119 EKIPE ZJARRFIKËSE ENDE NË 11 VENDNDODHJE; TË PAKTËN 17 ZJARRFIKËS TË LËNDUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 1
  • 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Zjarrfikësit në Izrael mbeten të zënë duke luftuar me zjarret në pyje që shpërthyen dje pranë Jerusalemit.

 

Sipas Shërbimit të Shpëtimit të Izraelit, 119 ekipe po punojnë në 11 lokacione, të mbështetura nga aeroplanë zjarrfikës.

 

Të paktën 17 zjarrfikës thuhet se pësuan lëndime.

 

Në këtë fazë, situata nuk është marrë ende nën kontroll”, raportoi Shërbimi i Shpëtimit të Izraelit.

 

Policia e Jerusalemit tha se operacionet e shuarjes së zjarreve mund të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, duke njoftuar ndalimin e ndezjes së zjarreve dhe të barbekjuve për të gjithë Ditën e Pavarësisë që festohet sot në shtetin hebre.

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se që nga dje, forcat nga Brigada e Kërkimit dhe Shpëtimit, së bashku me afërsisht 50 automjete zjarrfikëse nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe Drejtoria e Teknologjisë dhe Logjistikës, janë dërguar në vendet e zjarreve për të ndihmuar ekipet e zjarrfikësve.

 

Përveç kësaj, dhjetëra automjete ushtarake inxhinierike po punojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.

 

Ushtria e Izarelit (IDF) tha se inteligjenca e Forcave Ajrore ka krijuar një ekip të posaçëm për të ndihmuar në lokalizimin e të gjitha vendeve të zjarrit dhe për të drejtuar përpjekjet për shuarjen e flakëve.

 

Dje, një banor 50-vjeçar i lagjes Umm Tuba, e banuar kryesisht nga palestinezë në Jerusalem, u arrestua me akuzën e vënies së një zjarri në pyllin Eshtaol, në perëndim të qytetit”, raportoi gazeta Kohërat e Jeruzalemit (Times of Israel).

 

Në kohën e arrestimit, burri dyshohet se u përpoq të arratisej, por u ndalua pak më vonë.

 

Siç raportohet nga e përditshmja izraelite, dje disa përdorues pro-palestinezë në mediat sociale bënë thirrje për sulme zjarrvënëse kundër Izraelit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page