Elbasan, Shqipëri | Një zjarr me përmasa të mëdha u ndez sot në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.
Zjarri u ndez pranë zonës së Kurum ju janë parë shtëllunga tymi gjigande.
Nga zjarri rrezikohet jeta e punëtorëve.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Paraprakisht situata paraqitet mjaft kritike.
Disa automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Ka kaluar në gatishmëri Spitali Rajonal i Elbasanit Autoambulanca dhe personeli mjekësor është nisur drejt fabrikës së përfshirë nga flakët.
Zjarri në ra një fabrikë të prodhimeve plastike.
Aktualisht katër zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës po punojnë për izolimin e flakëve. E gjithë fabrika është mbuluar nga flakët.
Për shkak të shtëllungave të tymit nga djegia, në të gjithë zonën ka ndotje masive dhe erë të keqe nga materialet plastike.
Zjarri fillimisht ra në magazinën e arkave plastike.
Zyrtarisht konfirmohet sipas Drejtorit të Policisë Ilir Proda që nuk ka pasoja për jetën e punonjësve nga zjarri në fabrikën e prodhimeve plastike.
Njoftim | Elbasan/Informacion paraprak /Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言