top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZHVENDOSJA E HESHTUR E EVROPËS DREJT LIGJIT TË SHERIATIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 3 min read

Nga Dr. Jehuda (Yehuda) Balanga.

Jeruzalem, Izrael | Evropa po kalon një transformim të thellë. Në emër të liberalizmit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, kontinenti është në një rrugë që mund të çojë në një të ardhme euro-islamike.

 

Raportet e fundit të inteligjencës nga agjencitë perëndimore kanë ngritur alarme në lidhje me islamizimin në rritje të Evropës, veçanërisht në Gjermani, Austri, Belgjikë, Britani, Francë, Holandë dhe Spanjë.

 

Ky shqetësim shtrihet përtej ndryshimeve demografike të nxitura nga migrimi që filloi në vitet 1960.

 

Raportet nxjerrin në pah një përpjekje subversive për të infiltruar institucionet shoqërore dhe qeveritare nga brenda, me qëllimin përfundimtar të vendosjes së qeverisjes së bazuar në Sheriat.

 

Vëllazëria Myslimane shfaqet si një lojtar qendror në këto raporte, duke vepruar si në nivel lokal ashtu edhe në atë evropian.

 

Nën maskën e lëvizjeve rinore, organizatave shoqërore ose bamirësive të mirëqenies, grupi projekton një imazh liberal ndërsa avancon axhendën e tij islamiste.

 

Strategjia e saj përqendrohet në ndikimin e komuniteteve myslimane, riformësimin e vetëdijes publike dhe fitimin e legjitimitetit politik për të nxitur ndryshime legjislative dhe të drejta të veçanta fetare.

 

Agjencitë perëndimore të inteligjencës e përshkruajnë këtë qasje si islamizim nga poshtë lart, një taktikë e qëllimshme për të transformuar shoqëritë gradualisht.

 

Edhe pse Vëllazëria Myslimane nuk klasifikohet si organizatë terroriste në Evropë, shërbimet e sigurisë në shumë vende i monitorojnë nga afër aktivitetet e saj, duke e parë atë si një kërcënim ideologjik dhe subversiv për rendin demokratik.

 

Këto raporte paralajmërojnë për krijimin e strukturave paralele shoqërore që sfidojnë vlerat thelbësore të Evropës, me Vëllazërinë Myslimane që synon të krijojë një kalifat islamik me mjete paqësore, megjithëse lë hapësirë ​​për dhunë nëse kjo i shërben qëllimeve të tyre.

 

Agjencitë e sigurisë kështu e identifikojnë grupin si një kërcënim strategjik të vazhdueshëm.

 

Paradoksalisht, Vëllazëria Myslimane shfrytëzon mjetet perëndimore për të arritur objektivat e saj, madje duke marrë fonde nga Bashkimi Evropian dhe qeveritë perëndimore.

 

Për shembull, gjatë dekadës së fundit, BE-ja ka siguruar më shumë se 40 milionë euro për Islamic Relief Worldwide, një organizatë që dyshohet se është e lidhur me Vëllazërinë Myslimane.

 

Pavarësisht se paraqitet si një organizatë bamirëse humanitare, Islamic Relief Worldwide promovon pikëpamje ekstreme antisemite, antiperëndimore dhe homofobike.

 

Në vitin 2020, zëvendësdrejtori i saj, Taieb Abdun (Tayeb Abdoun), u shkarkua pasi postoi në rrjetin social virtual Facebook një imazh të një thike me një mbishkrim që mbështeste dhunën: “Vendosni trupat e hebrenjve në majë të maleve, në mënyrë që asnjë qen në Palestinë të mos vuajë nga uria”.

 

Financim shtesë për Vëllazërinë Myslimane dhe degët e saj vjen nga vende jo-anëtare të Bashkimit Evropian, veçanërisht Katari dhe Turqia.

 

Këto vende mbështesin projekte të gjera, duke përfshirë ndërtimin e xhamive, shkollave dhe organizatave bamirëse që ndihmojnë migrantët në të gjithë Evropën Perëndimore, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të promovuar Islamin politik.

 

Katari, një lojtar i rëndësishëm, kanalizon afërsisht 90% të donacioneve të tij evropiane përmes subjekteve si Qatar Charity për organizatat e lidhura me Vëllazërinë Myslimane.

 

Pavarësisht marrëdhënieve të tendosura Izrael-Evropë që nga 7 tetori, të përkeqësuara nga imazhi i njollosur i Izraelit në konfliktin e tij me terrorizmin e Hamasit, mundësitë për bashkëpunim mbeten.

 

Izraeli, me përvojën e tij të gjerë në luftimin e ideologjive ekstremiste, mund të luajë një rol kyç në skenën ndërkombëtare - si në aspektin diplomatik ashtu edhe përmes shkëmbimit të inteligjencës - për të ekspozuar rrjetet e Vëllazërisë Myslimane dhe për të ndaluar financimin politik që rrezikon të ardhmen e lirë dhe demokratike të Evropës.

 

Izraeli, i cili, është përballur prej kohësh me Hamasin - një degë e Vëllazërisë Myslimane në Gaza - mund t'i ofrojë Evropës njohuri të vlefshme në luftimin e këtyre rrjeteve të financimit dhe në ekspozimin e mënyrës se si të ashtuquajturat organizata bamirëse shërbejnë si fronte për islamizimin politik dhe potencialisht për terrorizëm në të ardhmen.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page