top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RUMANI | UDHËHEQËSI ULTRA I DJATHTË GEORGE SIMION: NE JEMI ME TRAMPIN DHE ME MELONIN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bukuresht, Rumani | Ne jemi një lloj partie Trampiste”, por nuk është rastësi që jam i lumtur që partia ime është pjesë e së njëjtës familje politike si Meloni në Evropë.

 

Këtë e ka thënë për entin mediatik Politico në prag të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, kreu i ultra të djathtës rumune të Aur-it, George Simion.

 

Kryeministrja italiane ka rikthyer shpresën e italianëve në projektin evropian”, nënvizoi z. Simion, i cili, konkurron për t'u bërë presidenti i ri rumun, për të pasuar konservatorin pro-evropian Klaus Iohannis, duke treguar se Bashkimi Europian po përjeton një process “melonizimi”.

 

Në funksion të raundit të parë të nesërm, sondazhet tregojnë kryeministrin aktual, socialdemokratin Marcel Ciolacu (PSD), në krye, me 20% dhe 25%.

 

I ndjekur me rreth 19% është z. Simion, i cili, mund të sjellë për herë të parë të djathtën ekstreme dhe aksionet e të cilit po rriten, falë pakënaqësisë së përhapur mes popullatës për krizën ekonomike dhe korrupsionin e shfrenuar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page