ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË POLONI: SOVRANISTI KAROL NAUROKI (NAWROCKI) FITOI ME 50.89% TË VOTAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 2
- 1 min read

Varshavë, Poloni | Sovranisti Karol Nauroki (Nawrocki) fitoi balotazhin për zgjedhjet presidenciale në Poloni me 50.89% të votave (10606628), ndërsa rivali i tij - kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafał Trzaskouski (Trzaskowski) - mori 49.11% (10237177 vota).
Kjo u raportua nga agjencia polake e lajmeve PAP, duke cituar të dhëna nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit.
Pjesëmarrja në votime ishte 71.63%.
Sondazhet i kishin dhënë z. Trzaskoski epërsi, por numërimi i votave gjatë natës e përmbysi situatën, me z. Nauroki që e kaloi atë - megjithëse me një diferencë të vogël.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments