Kolombo, Sri Lanka | Qendrat e votimit janë hapur në Sri Lanka ku sot njerëzit votojnë për zgjedhjen e presidentit, dy vjet pas krizës së paprecedentë financiare që imponoi një politikë shtrënguese në vend që u kritikua shumë nga popullata.
Vendvotimet u hapën në orën 7 të mëngjesit me orën lokale (3.30 të mëngjesit në Shqipëri) në kryeqytetin Kolombo (Colombo).
Në garë janë 38 kandidatë, përfshirë kreun e shtetit në largim Ranil Uikremesin (Wickremesinghe).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments