Tiranë, Shqipëri | Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…
Nga mesi i vitit 1985, në Repartin nr. 302 Zejmen (rrethi i Lezhës), qëndronin të burgosur një numër i madh pleqsh të dënuar, të cilët nuk ishin në gjendje t’i shërbenin vetes.
Fotografia që po publikojmë në këtë shkrim, tregon gjendjen e mjeruar të tyre, njëri prej të cilëve, Eduart Vata, (i biri i major Llesh Marashit, pushkatuar në vitin 1946, si udhëheqës i kryengritjes së Koplikut), edhe me barrelë.
Ec e merre vesh pse trembej regjimi prej tyre, e i mbante në burg…?! Një pjesë vdiqën, pas kësaj fotoje. Arrij të dalloj në foto, Dom Frano Ilian (në rreth), i cili në prillin e vitit 1993, me rastin e vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në Shqipëri, ishte njëri nga katër Ipeshkvinjtë e shuguruar prej tij.
Personat e këtij grupi, të cilët figurojnë në këtë foto, pleq me disa lloj sëmundjesh, bënin pjesë në Repartin nr. 302/2 Zejmen Lezhë, janë: Eduard Vata, Faik Margaritari, Gjek Dacaj, Ismail Sula, Isuf Tashi, Josif Muzha, Jeraz Gorica, Kristi Marko, Lec Sahatçia (prift), Mikel Koliqi (prift), Rexh Çela, Urim Elezi, Safet Refugjati, Ali Kaziu, Abdyl Kalbaj, Demir Selenica, Dhimitër Konomi, Frano Ilia (prift), Han Tota, Idriz Halluni, Luan Baçi, Mehmet Istrefi, Mandi Koçi, Mehmet Beqiri, Musa Lloshi, Nikoll Troshani (prift), Sul Imeri, Hekuran Izeiri, Shanan Manaskalli, Tashul Kapurani, Xhemal Doçi, Zisa Pilo, Ziso Vangjeli, Dane Gjocaj, Shefqet Sheme.
Këto emra mund të kërkohen dhe identifikohen në këtë foto, nga të familjarët e tyre, të afërmit, etj. Veç tyre, në Repartin nr. 302/1, figuronin edhe 13 të dënuar pleq, jo për politikë dhe në Repartin nr. 302/3, figuronin dy emigrantë të moshuar, të dënuar për çështje politike.
Të gjithë kishin disa lloje sëmundjesh, deri edhe të pashërueshme.
Nga z. Kastriot Dervishi.
© Copyright | Memorie.al
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments