top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ZALL BASTAR: U ARRESTUAN IDAJET GJEDIKU; JEDNOR GJEDIKU; FATIME GJEDIKU; ELVIS ELEZI | AKUZOHEN PËR KULTIMIM HASHASHI.

Fshati Zall Bastar, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Idajet Gjediku.

2- Z. Jednor Gjediku.

3- Znj. Fatime Gjediku.

4- Z. Elvis Elezi.

 

Ata akuzohen se kultivuan hashash në fshatin Shëngjin, në Zall Bastar, të Tiranës.

 

Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Shëngjin, 3 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 1 punonjës policie.


Njoftim | Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, u finalizua operacioni policor i koduar “Mountain”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Shëngjin.

 

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Vihen në pranga 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 shtetas (kryetari i fshatit Shëngjin, 3 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 1 punonjës policie).

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mountain”.

 

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 60 vjeçe, I. Gj., 37 vjeç, J. Xh., 34 vjeç, dhe E. E., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

 

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D., 38 vjeç.

 

4 shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page