top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËVENDËSPRESIDENTI I SHBA-së DEKLAROI NË KONFERENCËN E SIGURISË NË MYNIH SE LIRIA E FJALËS NË EUROPË PO NGUSHTOHET.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Në Britani dhe në mbarë Evropën, kam frikë se liria e fjalës është në tërheqje. Me sa duket, nuk mund të detyrosh inovacionin ose kreativitetin, ashtu siç nuk mund t'i detyrosh njerëzit të mendojnë, të ndiejnë ose të besojnë, dhe ne besojmë se këto gjëra sigurisht që janë të lidhura.


Dhe për fat të keq, kur shikoj Evropën sot, ndonjëherë nuk është aq e qartë se çfarë ndodhi me disa nga fituesit e Luftës së Ftohtë”, tha zv/presidenti i SHBA J.D. Vens (Vance), në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

 

Kishte një komisioner evropian, i cili, kohët e fundit u shfaq në televizion për t'u kënaqur që qeveria rumune sapo kishte anuluar një zgjedhje të tërë.

 

Diçka e ngjashme mund të ndodhë në Gjermani”, shtoi zv/presidenti amerikan Vens (Vance).

 

Tani, këto deklarata nënçmuese janë tronditëse për veshët amerikanë. Për vite na është thënë se gjithçka që financojmë dhe mbështesim është në emër të vlerave tona të përbashkëta demokratike; çdo gjë nga politika jonë e Ukrainës, te censura dixhitale, paraqitet si mbrojtje e demokracisë.


Por kur shohim gjykatat evropiane që anulojnë zgjedhjet dhe zyrtarët e lartë që kërcënojnë të anulojnë të tjerët, duhet të pyesim veten nëse po e mbajmë veten me standarde mjaft të larta”, tha ai.

 

Zv/presidenti i ShBA-ës më pas citoi shembuj të tjerë, si kur policia gjermane kryen kontrolle ndaj qytetarëve të dyshuar për postimin e komenteve anti-feministe në internet si pjesë e luftës kundër mizogjinisë në internet, por edhe kur u bëri pjesë të kriminelëve një burrë që u akuzua për një krim që lidhej me shkeljen e zonave të sigurisë rreth klinikave të abortit, një njeri që kishte qëndruar në një farë mase nga klinika dhe po lutej në heshtje pa e shqetësuar askënd”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page