Paris, Francë | Zëdhënësja e qeverisë franceze, Prisca Thévenot, dhe një nga zëvendësit e saj u sulmuan nga rreth njëzet veta gjatë një veprimtarie zgjedhore në Meudon, afër Parisit.
Sipas raportimeve të radios Europe 1, gjatë sulmit ndaj dy politikanëve makronianë janë lëshuar grushta dhe skutera.
Sipas agjencisë së lajmeve France Presse, znj. Thevenot dhe ekipi i saj specifikuan se kishin pësuar një sulm gjatë një inspektimi për vendosjen e posterave zgjedhore katër ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Francë.
Forcat e policisë - saktësojnë të njëjtat burime - kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe ministri ka mundur të bëjë denoncim.
Znj. Thevenot do të vazhdojë fushatën e saj siç ishte planifikuar deri të premten në mbrëmje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments