ZËDHËNËSJA E DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TEMI BRUS (TAMMY BRUCE): SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO I KËRKOI INDISË DHE PAKISTANIT TË FLASIN ME NJËRI-TJETRIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 10
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, i kërkoi Indisë dhe Pakistanit të rivendosin linjat e drejtpërdrejta të komunikimit për të shmangur çdo llogaritje të gabuar në përshkallëzimin e konfliktit të tyre”, tha të shtunën Departamenti i Shtetit.
“Në telefonata të ndara me ministrat e jashtëm të dy fuqive bërthamore aziatike, sekretari Rubio theksoi se të dyja palët duhet të gjejnë mënyra për të ulur tensionet dhe për të rivendosur komunikimin e drejtpërdrejtë për të shmangur çdo llogaritje të gabuar”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Temi Brus (Tammy Bruce).
Sekretari Rubio i kërkoi Delhit dhe Islamabadit të gjejnë zgjidhje për të ulur tensionet në konflikt dhe ofroi ndihmën e ShBA-ës për t'u angazhuar në bisedime konstruktive për të shmangur konfliktet e ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentarer