top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËDHËNËSI I SHËRBIMIT TË VEPRIMIT TË JASHTËM TË BASHKIMIT EVROPIAN ANUAR EL ANUNI (ANOUAR EL ANOUNI): TRAJTIMI I AKTIVISTËVE TË FLOTILJES ËSHTË I PAPRANUESHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 20
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Trajtimi i aktivistëve të flotiljes në videon e ndarë nga Ministri Ben Gvir është krejtësisht i papranueshëm, siç e kanë treguar edhe kolegët e tij qeveritarë.


Ndërsa ne kundërshtojmë flotiljet për shkak të rreziqeve që ato sjellin, çdo person i arrestuar duhet të trajtohet me siguri dhe dinjitet dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.


Kështu tha zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian Anuar El Anuni (Anouar El Anouni) në mediat sociale virtuale, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite të sigurojë mbrojtjen dhe trajtimin dinjitoz të këtyre aktivistëve, përfshirë disa qytetarë të Bashkimit Evropian dhe lirimin e shpejtë të të gjithë të ndaluarve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page