ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË JASHTME EGJIPTIANE TAMIM KHALLAF: RINDËRTIMI I GAZËS DO TË BËHET ME KOMPANI TË HUAJA; MËNYRA E APLIKIMIT DO TË BËHET PUBLIKE MË VONË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 7
- 1 min read

Kajro, Egjipt | “Do të ketë një përpjekje globale për rindërtimin për Gazën, me një sekuencë të saktë dhe përfshirje të kompanive të ndryshme nga vende të ndryshme të botës”, deklaroi të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Tamim Khallaf, duke folur me gazetarët dhe duke iu përgjigjur pyetjes se si kompanitë e huaja, mund të marrin pjesë në planin e rindërtimit.
“Sapo kemi finalizuar idenë dhe vetë planin, i cili sapo është miratuar”, shtoi zëdhënësi, duke folur në kryeqytetin e ri administrativ të Egjiptit.
“Kur të hyjmë në fazën operacionale, unë do të jem në një pozicion më të mirë për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje”, tha z. Khallaf.
“Përpjekja globale (...) do të jetë padyshim e hapur për pjesëmarrjen e kompanive të ndryshme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments