Moskë, Federata Ruse | “Presidenti ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme disponueshmërinë e tij për kontakte dhe negociata, por asnjë skenar i ngrirjes së konfliktit në Ukrainë nuk do të na përshtatej”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass, duke iu referuar një artikulli të agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) që përshkruan pikat për të cilat Putini mund të negociojë.
“Për ne është e rëndësishme të arrijmë qëllimet tona, të cilat janë të njohura për të gjithë”, tha z. Peskov, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments