top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËDHËNËSI I HUTHIVE JAHAJA SARIA (YAHYA SARIA): HUTHITË LËSHUAN RAKETA QUDS 5 KUNDËR OBJEKTEVE USHTARAKE IZRAELITE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jemen | Huthitë njoftuan se sulmuan objektet ushtarake izraelite duke përdorur raketa lundrimi Quds-5.

 

Kështu ka thënë zëdhënësi i grupit, Jahaja Saria (Yahya Saria), i cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

 

Trupat raketore të Forcave të Armatosura të Jemenit kryen një operacion ushtarak duke përdorur tre raketa lundrimi Quds-5 dhe goditën objektet ushtarake thellë në entitetin sionist në Palestinën e pushtuar”, tha zëdhënësi, duke theksuar se Huthitë mbështesin sulmin e djeshëm iranian dhe janë gati për të marrë pjesë në çdo operacion të përbashkët ushtarak kundër armikut izraelit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page