ZËDHËNËSI I ÇËSHTJEVE POLITIKE TË QEVERISË SË PËRKOHSHME SIRIANE OBEIDA ARNAUT (ARNAOUT) NJOFTOI SE PARLAMENTI DHE KUSHTETUTA U PEZULLUAN PËR 3 MUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 13, 2024
- 1 min read

Damask, Siri | Qeveria e re siriane ka njoftuar pezullimin e Kushtetutës dhe Parlamentit për tre muaj.
“Qeveria e re siriane do të pezullojë Kushtetutën dhe Parlamentin gjatë periudhës tremujore të tranzicionit”, tha për entin mediatik AFP të enjten z. Obaida Arnaout, zëdhënës për çështjet politike për autoritetet e reja.
“Do të formohet një komitet ligjor dhe i të drejtave të njeriut për të shqyrtuar Kushtetutën dhe më pas për të bërë ndryshime”, shpjegoi ai.
Koalicioni i grupeve rebele që morën pushtetin në Siri të dielën emëroi kreun e qeverisë kalimtare për një mandat tre mujor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments