top of page
E BARDHË SHIRIT.png

YZBERISH: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ALEKSI PETO: AKUZOHET SE PLAGOSI ME THIKË EDI RRAPAJN PËR ÇËSHTJE NDERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26
  • 2 min read

Yzberish, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Aleksi Peto, me moshë 24 vjeç.

 

Ai akuzohet për plagosjen e z. Edi Rrapaj, me moshë 53 vjeç.

 

Dyshohet se akti kriminal u krye për çështje nderi.

 

I plagosuri ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar në spital me urgjencë. Kumtohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Autori i ngjarjes rezulton të jetë djali i një zonje me të cilën i plagosuri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me të atin e dorasit.

 

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht. Në momentin që autori ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë (nënën dhe të dyshuarin si të dashurin e saj) ai ka nxjerrë një mjet prerës (i dyshuar thikë) dhe ka qëlluar ndaj z. Rrapaj.

 

Njoftim | Plagosi me mjet prerës një  53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.

 

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page