top of page
E BARDHË SHIRIT.png

XHOVANA (GIOVANNA) NIKOLLI PRETENDON SE PO E KËRCËNON NUREDIN DUMANI NGA BURGU POR NUK U DREJTOHET AUTORITETEVE ME KALLËZIM.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Znj. Xhovana (Giovanna) Nikolli, në lidhje sentimenatale me z. Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, ka postuar disa mesazhe kërcënuese, të cilat thotë se i ka marrë nga z. Nuredin Dumani.

 

Në rrjetin e saj social “TikTok”, përpos një “screenshoti” të një bisede, ajo ka postuar dhe një sekunencë zëri (voice), për të cilën, preteendon se është e z. Nuredin Dumani.

 

Në atë video, dëgjohet dikush teksa shan e kërcënonë dhe i thotë që të mos flasë më për të.

 

Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë zëri në regjistrim ndër të tjera, teksa e motra e Xhovanës (Giovanna), znjsh. Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?

Znj. Xhovana (Giovanna) dhe motra e saj Alda, u sulmuan me lëndë plasëse në 14 korrik 2024 në banesën ku jetonin me qira në Elbasan.

 

Si pasojë mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar.

 

Pas kësaj ngjarje kriminale ato deklaruan se ishte z. Nuredin Dumani. Z. Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, z. Amarildo Nikolli.

 

S’je burrë, por kurvë”, iu drejtua Xhovana (Giovanna) Nikolli z. Nuredin Dumani, i cili ndodhet në qeli duke e sfiduar që “nëse ke bole, hajde vetë e hidh prap tritol”.

 

Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner”, shkruante ajo në instatory.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page