top of page
E BARDHË SHIRIT.png

XHIHADISTËT DOGJËN VARRIN E BABAIT TË PRESIDENTIT BASHAR AL-ASADIT | NË MAUZOLEUN E FAMILJES ASSAD JANË EDHE VARRET E ANËTARËVE TË TJERË TË FAMILJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 11, 2024
  • 1 min read

Damask, Siri | Varri i z. Hafez al-Assad, babait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, në qytetin e tij të lindjes, Kardaha, u dogj nga grupet rebele që pushtuan vendin.

 

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një video që po qarkullon në rrejtin social virtual Iks (X) tregon rebelët me uniforma ushtarake, si dhe të rinj, duke parë zjarrin dhe duke mbajtur flamurin e revolucionit sirian.

 

Varri i z. Hafez al-Assad, i vendosur në një mauzole në anën alavite të Lattakisë, u dogj nga rebelët, konfirmoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

 

Varri, në majë të një kodre në këtë fortesë të familjes Asad, ruhej mirë. Anëtarët e tjerë të familjes janë varrosur gjithashtu në mauzole, duke përfshirë vëllain e Basharit, Bassel-in, i cili do të pasonte Hafezin, por u vra në një aksident automobilistik në 1994.

 

Udhëheqja rebele të martën u bëri thirrje forcave ushtarake dhe civilëve në brigjet e Sirisë të mos kapin pajisje, armë apo automjete të qeverisë.

 

Ajo gjithashtu paralajmëroi banorët që të mos shkojnë pranë ndërtesave publike apo kazermave.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page