WASHINGTON POST: RAKETAT IRANIANE GODITËN BAZAT USHTARAKE NË IZRAEL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 4, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Disa nga 200 raketat balistike që Irani lëshoi në Izrael të martën (4.10.2024) arritën të godasin ose të binin pranë të paktën tre instalimeve ushtarake dhe ndërtesave të inteligjencës.
Këtë e bën të ditur enti mediatik amerikan Shtypi i Uashingtonit (Washington Post).
Në veçanti, ai thekson se ka verifikuar video që tregojnë 20 raketa duke goditur bazën ajrore Nevatim në jug të Izraelit dhe tre që godasin bazën Tel Nof në Izraelin qendror.
Video të tjera treguan të paktën dy raketa që zbarkonin pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Gillot.
Ushtria izraelite pranoi të mërkurën (2.10.2024) se disa nga bazat e saj ajrore u goditën gjatë sulmit masiv me raketa balistike të Iranit kundër vendit gjatë natës, por theksoi se nuk kishte dëme në operacionin e forcave ajrore izraelite.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se mat efektivitetin e një sulmi në bazë të dëmit të shkaktuar në infrastrukturën dhe asetet kritike, sa viktima janë shkaktuar, jo sa raketa janë goditur në të vërtetë.
“Mbrojtja ajrore parandaloi me sukses dëme të tilla dhe humbje të rënda”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Комментарии