Jeruzalem, Izrael | Sipas vlerësimeve të fundit të Izraelit, Irani do të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vendit në ditët në vijim.
Burimet thonë se Republika Islamike mund ta bëjë këtë edhe përpara bisedimeve për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve të planifikuara për të enjten.
Kjo është raportuar nga faqja izraelite e lajme e quajtur “Walla”, duke cituar burime të inteligjencës që kundërshtojnë lajmet e ditëve të fundit, sipas të cilave Irani në ditët e fundit po rishikonte premtimin e tij për një përgjigje të ashpër ndaj vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit Hanijeh (Haniyeh), për të cilën, ia atribuon përgjegjësinë Izraelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare